antalya 

Udhëtim në Vjenë

 

-4 Ditë me Guidë 

 

Nisja më:     


🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 3 Dhjetor 

🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 11 Shkurt

🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 11 Mars 

🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 5 Prill 

 

Vizitohet: Vjenë. Fjetje 3 Netë në Vjenë . Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Vjenë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.

Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.

Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

  

 

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 

Fluturimi Direkt Tiranë - Vjenë. Nisja më 13.50 - Mbrritje në Vjenë më 15.30. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Rrugët Pedonale Graben dhe Kohlmarkt. Vazhdimi drejt Sheshit Michaelerplatz e më pas ne Sheshin Heldenplatz dhe Oborret Perandorake të Hofburg Palace
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Katedrales St. Stepphen.
Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel. Vazhdon Vizita në Monumentet e Vienës, si: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Kisha Karlskirche, Belvedere Palace, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës,
Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Të lirë në lagjen e Muzeumeve.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj.
Opsionale: Hyrje në Muzeun e Historisë së Artit 
Pasdite shëtitje në Prater Park.
Opsionale: Atraksionet dhe Rrota Gjigande.
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 09.30.- Mbrritje në Tiranë në 11.05. 

 

Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit

 

Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet. 

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Vjenë - Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana.

(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 

-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

pUSHIME NE GREQI