





Udhëtim në Maltë
4 Ditë,
Nisja më:
29 Nentor & 6 Dhjetor & 17 Janar & 14 Shkurt & 7, 14 , 21 Mars
Vizitohen: Valletta, Rabat, Mdina, Mosta, Blue Grotte, Birgu, Senglea, Cospicua, Sliema, St. Julian's. Fjetje për të gjitha Netët e qendrimit. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Maltë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet me Autobus Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Maltë. Nisja më 10.30 - Mbrritje në Maltë më 12.20 Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë panoramike në Valletta: Barrakka Gardens, Sheshi i Republikës, Fortesa San Elmo, Katedralja St. John's Co. Fjetje në Hotel.
Opsionale: Hyrje në Fortesa San Elmo.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St. John's Co.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rabat, Ndalesë e shkurtër. Vazhdimi për në Mdina. Vizitë e Monumenteve: Mdina Gate, Rrugicat Mesjetare, Katedralja e St. Paul dhe Muzeu Katedrtales, Muret rrethuese Bastions, Palazzo Falson.
Opsionale: Hyrje në Katakombet St Paul në Rabat.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St Paul dhe Muzeun në Mdina.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Falson në Mdina.
Pasdite, vazhdon Udhëtimi për në Mosta ku ndodhet Kisha Mosta Dome.
Opsionale: Hyrje në Kishën Mosta Dome.
Vazhdon Udhëtimi për në Blue Grotte. Ndalesa për ta parë nga sipër.
Opsionale: Hyrje në Blue Grotte me varkë, nëse është e mundur nga koha.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Birgu -Vittoriosa, Ndalesë e shkurtër për të vizituar Kështjellën St Angelo, Palazzo Inquisitor, Kishën St Lawrence, Muzeun Detar, Rrugicat Mesjetare dhe Portin e Brigut.
Opsionale: Hyrje në Kështjellën St. Angelo.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Inquisitor
Opsionale: Hyrje në Muzeun Detar.
Vazhdon Udhëtimi për në Senglea ku vizitohen Kopshtet Gardiola, Kisha Our Lady of Victories dhe Bregu dhe Porti.
Vazhdon Udhëtimi për në Cospicua, ku vizitohen: Fortifikimet e vjetra, Kisha Immaculate Conception, Dokyard Creek,
Vazhdon Udhëtimi për në Sliema. Shëtitje në shëtitoren buzë detit. Vazhdimi udhëtimit për në St. Julian's, ku vizitohen: Paceville, Spinola Bay, Portomasa Marina, Spinola Palace, Balluta Bay dhe Kisha Balluta.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Maltës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 10.05.
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.




Adresa:
Rruga Frederik Shiroka
Kati I
1001, Tirana , Albania
© 2025 westtravel.al
