Viti i Ri në Paris
-4 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 31 Dhjetor
Vizitohet: Paris. Fjetje 3 Netë në Paris. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Paris - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit. Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë:
Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 6:15. Mbrritja në Paris në 09:15. Transferimi për në Qytet. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Transferta dhe Sistemiminë Hotel.
Në orën 20.00, Nisja për në Champs Elysee për të pritur Vitin e Ri. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt:
Mengjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 10:00. Mbrritja në Tiranë në orën 12.35
Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly 7
Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -Paris-Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
OPSIONALE ATRAKSIONET:
1. Transport dhe Bilete Hyrje në Pallatin e Versajës - 50 € / Person (fëmija deri në 11 vjeç paguan 30 euro)
2. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
3. Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
4. Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.
OPSIONALE Darka e Vitit të Ri në:
1.Darkë Gala në Caveau de l'Ile+129 € / Person
2.Darkë Gala në Kroçiere Marina de Paris+275 € /Person
3.Darkë Gala në Bateaux Mouches+390 € / Person
4.Darkë Gala në Oh Happy Paris+235 € / Person
5.Darkë Gala në Crazy Horse+250 € / Person
6.Darkë Gala në Paradis Latin+360 € / Person
7.Darkë Gala në Moulin Rouge+500 € / Person
8.Darkë Gala në Lido de Paris+680 € / Person
- Cabaret Moulin Rouge
http://www.moulinrouge.fr/
- Cabaret Paradis Latin
http://www.paradislatin.com/
- Bateaux Mouches
http://www.bateaux-mouches.fr/
- Bateau Marina de Paris
http://www.marina-de-paris.com/
- Cabaret Pau Brasil
http://www.paubrasil.fr/
- Cabaret Happy Days
http://www.happydaysparis.com/
- Restaurant Spectacle Brasil Tropical
http://www.brasiltropical.com/
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.