Udhëtim në Budapest
-4 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 6 & 27 Nentor
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 12 Shkurt
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 5 & 19 Mars
Vizitohet: Budapest. Fjetje 3 Netë në Budapest. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Budapest - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 13.45 - Mberritje në Budapest më 15:20. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më 11:45 - Mberritje më 13:10.
Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Budapest-Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.