Udhëtim në Amstërdam & Bruksel
-4 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 26 Nentor
🗓️ 1 Ditë Nisjet: 1 Prill
Vizitohet: Bruksel, Bruges, Amsterdam, Hagë, Rotterdam . Fjetje 2 Netë në Amstërdam dhe 1 Natë në kufirin Belg - Hollandez. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Bruksel - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 05.55. Mbrritja në Bruksel në orën 08.45. Transferimi në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.
Dita e Katërt:
Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Fluturimi me avion direkt Bruksel - Tiranë në orën 20:45. Mbrritja në Tiranë në orën 23:15.
Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bruksel dhe Bruksel - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë shpine me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.