DUBAI
ABU DHABI

Tours

Udhëtim në Bukuresht & Brașov


4 Ditë – duke filluar nga €259

Nisja: 9 Tetor

 

📍 Vizitohen:
* Bukuresht
* Brașov
* Kështjella e Drakulës 🏰
🏨 Akomodimi:
* 2 netë në Bukuresht
* 1 natë në Brașov
🍽 Përfshihen mëngjeset
✈️ Fluturim Direkt Tiranë – Bukuresht
🚌 Transferta & shëtitje me autobus
👥 Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
⚠️ Kujdes:
Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë.
Rezervimet janë të paanullueshme.

 

 

 

 

Detajet e turit
Dita e Parë. 

Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht. Nisja më 11:40 - Mberritje në Bukuresht më 14:05. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve  krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


Dita e Dytë.

Mëngjesi në hotel.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. 
Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles, e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula.
Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


Dita e Tretë.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit,

OPSIONALE: Pasdite hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë)

Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt.

Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 10.45- Mberritje më 11.15.

 

Në pagesë përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk përfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

-Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

 

 

Udhëtime në Grupe

DUBAI 11