DUBAI
ABU DHABI

Tours

 

Udhëtim në Barcelonë

 

Udhëtim në Barcelonë

- 4 Ditë  Nisje

12, 23 , 29  Dhjetor

 

Vizitohet: Barcelonë. Fjetje: 3 net në Barcelonë, Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Barcelonë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet me Autobus. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

 

Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 20:00, Mberritja në Barcelonë në orën 22:40. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 23.25. Mbrritja në Tiranë në orën 01.55.

 

Kujdes:
Nisjet për Datën 28 Nëntor është në fluturimin 05.50.
Në ditën e parë Grupi është i lirë.

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm. 
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 
OPSIONALET E TURIT 

Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.
Bileta për të hyrë në Manastirin e Montserratit kushton 21 euro.
Bileta për të hyrë në Parkun Guell kushton 11 euro.
Bileta për të hyrë në Stadiumin Camp Nou është me kerkesë dhe çmimi ndryshon. Në ditë të ndryshme, ka çmime të ndryshme dhe bëhen në sportel me ndihmën e Shoqëruesit. 

Shënim: Të gjitha rezervimet per Biletat e Hyrjeve behen paraprakisht ne momentin e rezervimit te turit.

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

  • Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 
  • Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
  • Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
  • Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
  • Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
  • Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
  • Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

  • Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Udhëtime në Grupe

DUBAI 11