Emri/Mbiemri *
Telefon *
Email *
Destinacioni *
Check-In *
Check Out *
Persona *
Persona *

Zgjidh paketën

Dhomë *

Oferta Speciale

Cruise 

Let's travel!

Thailand 

Let's travel!

Maldives 

Viti i Ri në Paris

 

-4 Ditë me Guidë 

 

Nisja më:     


🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 31 Dhjetor

 

 

Vizitohet: Paris. Fjetje 3 Netë në Paris. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Paris - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit. Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.

Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 

Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 6:15. Mbrritja në Paris në 09:15. Transferimi për në Qytet. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Transferta dhe Sistemiminë Hotel. 
Në orën 20.00, Nisja për në Champs Elysee për të pritur Vitin e Ri. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel


Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. 


Dita e Katërt: 

Mengjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja  në orën 10:00. Mbrritja në Tiranë në orën 12.35

 


Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly 7

 

 

Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit

 

Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet. 

 

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -Paris-Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). 

 


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.


OPSIONALE ATRAKSIONET:
1. Transport dhe Bilete Hyrje në Pallatin e Versajës - 50 € / Person (fëmija deri në 11 vjeç paguan 30 euro)
2. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
3. Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
4. Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28  (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)

 

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.


OPSIONALE  Darka e Vitit të Ri në:

1.Darkë Gala në Caveau de l'Ile+129 € / Person

2.Darkë Gala në Kroçiere Marina de Paris+275 € /Person

3.Darkë Gala në Bateaux Mouches+390 € / Person

4.Darkë Gala në Oh Happy Paris+235 € / Person

5.Darkë Gala në Crazy Horse+250 € / Person

6.Darkë Gala në Paradis Latin+360 € / Person

7.Darkë Gala në Moulin Rouge+500 € / Person

8.Darkë Gala në Lido de Paris+680 € / Person

 

- Cabaret Moulin Rouge
http://www.moulinrouge.fr/
- Cabaret Paradis Latin
http://www.paradislatin.com/
- Bateaux Mouches
http://www.bateaux-mouches.fr/
- Bateau Marina de Paris
http://www.marina-de-paris.com/
- Cabaret Pau Brasil
http://www.paubrasil.fr/
- Cabaret Happy Days
http://www.happydaysparis.com/
- Restaurant Spectacle Brasil Tropical
http://www.brasiltropical.com/

 

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.

 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 

-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Bileta Avioni

West  Travel Albania 

Arsyet pse na zgjidhin Ne!

Udhëtime të sigurta

Cilësia e shërbimeve tona

Klientë të kënaqur

DESTINACIONET

Klientët Tanë

West  Travel Albana

.

.

.