DUBAI ABU DHABI

Tours

Udhëtim në Zyrih, Gjenevë dhe Bazel

 

-4 Ditë me Guidë 

 

Nisja më:     


🗓️ 4 Ditë nga €479, Nisjet:  26 Nentor 

 

Vizitohet: Basel, Zyrih, Lucernë, Bernë, Lozanë, Gjenevë. Fjetje 1 Natë në Basel, Interlaken dhe 1 Natë në Gjenevë. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Bratisllavë / Pragë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.

Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.

Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

  

  

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë:

Fluturimi direkt me avion Tiranë - Bazel. Nisja në orën 12.30. Mbrritja në orën 14.45. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel - Mulhouse.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat  reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Interlaken.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve. Vizitohet qyteti i vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisja për në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth 2.5 orë. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 08.40. Mbrritja në 10.45. 

 

Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet. 

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus
4. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.

 (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 

-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Udhëtime në Grupe

DUBAI 11