DUBAI
ABU DHABI
-5 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 5 Ditë Nisjet: 7 Nentor
🗓️ 5 Ditë Nisjet: 5 Dhjetor
Vizitohet: Vjenë, Pragë, Karlovy Vari, Bratisllavë. Fjetje 2 Netë në Vjenë dhe 2 Netë në Pragë. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Bratisllavë / Pragë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Bratisllavë. Nisja më 12.55 - Mbrritje në Bratislavë më 14.40. Transfertë për në Bratisllavë. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
Pasdite, transferimi për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur.
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen.
Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park.
Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit.Udhëtimi zgjat rrth 6 orë. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary.. Kthimi në Pragë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transfertë për në aeroportin e Pragës. Nisja më 15:45. - Mbrritje më 17.40. Fluturimi për në Shqipëri.
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bratisllavë dhe Pragë - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë shpine me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.
Adresa:
Rruga Frederik Shiroka
Kati I, 1001, Tirana , Albania
© 2026 westtravel.al
