DUBAI
-4 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 4 Ditë nga €549, Nisjet: 26 Shtator
🗓️ 4 Ditë nga €549, Nisjet: 3 Tetor
🗓️ 4 Ditë nga €549, Nisjet: 17 Tetor
🗓️ 4 Ditë nga €529, Nisjet: 28 Nentor
Vizitohet: Paris dhe Hyrja në Parkun Disneyland. Fjetje 3 Netë në Paris. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Paris - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.
Detajet e Turit:
Dita e Parë:
Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Paris në 09:50. Vizitë Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs - Elysees, Kopshti I Panteonit. Pasdreke Vizitë në lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,ku vizitohen te dy parqet e parkut . E gjithe dita i përkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 10:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 12.40.
Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane-Paris-Tirane
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel ibis Orly Chevilly
4. Hyrja në Parkun Disneyland.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë shpine me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije
Opsional Ekstra me deshire :
-Hyrje ne Muzeun e Louvre - 35 € / Person
-Lundrimi ne Lumin Seine - 18 € / Person
-Ngjitje ne Kullen Eiffel -kati i 2 me ashensor - 28 € / Person
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.
Dita e hyrjes ne atraksione mund varioj ne varesi te disponueshmerise!
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.
Adresa:
Rruga Frederik Shiroka
Kati I, 1001, Tirana , Albania
© 2026 westtravel.al
